Në Spanjë plasin bombën: Neymar është ofruar të rikthehet te Barcelona

Një bombë e vërtetë ka ardhur nga Spanja pasi El Nacional ka raportuar se Barcelonës i është ofruar rikthimi i Neymar në ekip. Sipas asaj që tregon media katalanase, drejtuesit parizienë mendojnë se Neymar nuk ka më ç’të japë për PSG dhe si pasojë ata po mendojnë ta sistemojnë atë në një klub tjetër.

Kështu, Leonardo ka menduar që shërbimet e tij t’ia ofrojë ekipit nga të cilin e bleu brazilianin. Barcelona është duke kaluar një periudhë të keqe dhe përforcimi i ekipit me Neymar do të ishte një lëvizje që do ta kënaqte shumë Xavin. Megjithatë, kriza financiare që klubi po kalon mund të jetë një pengesë e vërtetë.

Sakaq, drejtuesit e PSG-së nuk janë mjaftuar vetëm me ofertën që i kanë bërë Barcelonës. Ata gjithashtu kanë vënë në dispozicion shërbimet e brazilianit edhe për klubet angleze. Parizienët po përpiqen të përfitojnë sa më shumë nga shitja e yllit të tyre të sulmit dhe Anglia konsiderohet si një treg që mund ti sjellë atyre shumë fitime. /oversport.tv