Në Spanjë shpallin fituesin e “Topit të Artë”, Marca publikon renditjen e plotë

“Topin e Artë do ta fitojë Robert Lewandowki”, ky është lajmi që vjen nga Spanja, ku e përditshmja “Marca” ka publikuar që tani renditjen finale të çmimit prestigjioz, pasi votimet e gazetarëve, kapitenëve dhe trajnerëve të kombëtareve u mbyllën javën e kaluar.

Çmimi do të jepet zyrtarisht në 29 nëntor, por gazeta spanjolle është e sigurtë që ka publikuar listën e duhur. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut ka mundur në këtë garë Messin dhe Benzamanë.

Jorginho fituesi i Kampionatit Europian dhe Champions League renditet në vendin e pestë, ndërsa Cristiano Ronaldo në vendin e nëntë, duke u kaluar edhe nga  Salah, Mbappè, Kantè dhe Haaland.

Renditja përfundimtare sipas Marca:

1- Robert Lewandowski (Bayern Monaco)

2- Leo Messi (PSG)

3- Karim Benzema (Real Madrid)

4- Mohamed Salah (Liverpool)

5- Jorginho (Chelsea)

6- Kylian Mbappe (PSG)

7- N ‘Golo Kanté (Chelsea)

8- Erling Haaland (Bortmund)

9- Cristiano Ronaldo (Man. United)

10- Kevin de Bruyne (Man. City)

11- Gianluigi Donnarumma (PSG)

12- Luka Modric (Real Madrid)

13- Giorgio Chiellini (Juventus)

14- Harry Kane (Tottenham)

15- Bruno Fernandes (Man. United)

16- Ruben Dias (Man. City)

17- Romelu Lukaku (Chelsea)

18- Pedri (FC Barcelona)

19- Neymar (PSG)

20- Riyad Mahrez (Man. City)