Nedved: E vështirë të flasësh për futboll, Çekia nuk duhet të luajë me Rusinë

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved foli për mikrofonat e DAZN para ndeshjes kundër Empolit. Ai tregoi se është e vështirë të flasësh për futbollin në këto momente duke e nisur intervistën e tij për luftën në Ukrainë.

“Më duhet të pranoj se sot është e vështirë për mua të flas për futbollin. Ajo që po ndodh në Ukrainë është shumë e fortë. Unë jam nga ana lindore dhe e ndjej si ndihen të gjithë njerëzit e Ukrainës. Unë jam rritur atje, askush nuk e meriton vuajtjen. Askush nuk do luftë, askush nuk e do atë.”

NDESHJA- “Mendoj se nuk është një ndeshje e rëndësishme. Është një ndeshje vendimtare për ecurinë tonë në ligë. Është normale që në këtë periudhë, si zakonisht çdo vit, ka ndeshje vendimtare. Dhe kjo është një ndeshje vendimtare”.

POSTIMI I SZCZESNY- “Ne folëm shumë për të dhe ndaj të njëjtin mendim me të. Unë e kuptoj atë në mënyrë perfekte. Kur të prek personalisht është e vështirë. Trajneri i kërkoi të luante dhe ai u përgjigj menjëherë. Unë i kuptoj vështirësitë. Në këtë moment, të mendosh për futbollin është e vështirë .Pres që kombetarja ime që duhet të ndeshet me Rusinë të bëjë të njëjtin hap. Nuk e di çfarë presin. Me të drejtë janë shprehur edhe Polonia edhe Suedia se nuk do të luajnë kundër Rusisë.  Çekët duhet të bëjnë të njëjtën gjë”. /oversport.tv

Foto: Juventus Facebook