Nedved mendon për të ardhmen: Erdhi koha të rinovonim skuadrën

“Kemi fituar për shumë vite dhe kishte ardhur momenti që të rinovonim organikën e skuadrës, me një përzierje të duhur të lojtarëve ekspertë si Buffon, Chiellini dhe Bonucci me të rinj si Chiesa dhe De Ligt.

U munduam që të realizojmë të tashmen dhe të ardhmen e klubit, me objektivin e qartë që të ishim konkurrues si në Itali edhe në Europë. Për të vazhduar fitoret”.

Këto ka thënë Pavel Nedved, zëvendës-presidenti i Juventusit, në një konferencë për shtyp gjatë prezantimit të “Gjithçka ose asgjë-Juventus”, një seri dokumentarësh që do të transmetohet në “Amazon Prime Video”, duke u fokusuar në sezonin 2020/2021 të bardhezinjve.

“Juventusi ka lindur për të fituar, projekton të ardhmen me të rinj që do të jenë motori që do të sjellë fitoret e së ardhmes. Mendojmë edhe për të tashmen, sepse është e rëndësishme që të ndërtohet me të rinjtë.

Nuk është e lehtë që të tregosh një sezon futbollistik të plotë, është plot me emocione. Është bukur që të përjetosh marrëdhëniet mes drejtuesve dhe lojtarëve, marrëdhëniet me stafin teknik.

Kemi arritur shumë fitore, por edhe shumë humbje. Do të analizojmë një sezon ku kemi fituar 2 nga 4 trofetë e mundshme, kur trajner kishim një debutues si Pirlo dhe një lojtar si Cristiano Ronaldo në skuadër”, ka përfunduar Nedved. / Oversport.tv