Për Pavel Nedved, zëvendës-presidentin e Juventusit që mori konfirmimin në detyrë nga asambleja e sotme e aksionarëve të klubit bardhezi, gjithçka është e mundur:
“Bashkohem me atë që ka thënë trajneri Allegri në konferencën pas ndeshjes. Në këtë moment nuk ka kuptim të flasim për objektiva dhe për titullin, por janë luajtur vetëm 10 javë dhe mund të rikuperojmë qetësisht. Tashmë duhet ti marrim ndeshjet me radhë dhe të rikuperojmë pozicione në renditje”.
“Besojmë në vlerat e organikës sonë. Duam maksimumin nga lojtarët, do të vlerësojmë mundësinë e ndërhyrjes në merkaton e janarit nëse do të ketë mundësi, por organika jonë aktuale i ka mundësitë për të synuar vendet e para të renditjes”, ka vazhduar nedved.
Ka optimizëm edhe për temën e nxehtë të rinovimit të kontratës së Dybalës: “Le të themi që jemi në një pikë shumë të mirë. Jemi shumë të kënaqur që është kthyer në një formë shumë të mirë. Po presim pak për ta mbyllur, por e theksoj që jemi në një pikë të mirë”, ka përfunduar Nedved. /Oversport.tv