Nedved: Sporting më kujton eliminimin nga Porto, ndeshje e barabartë

Shorti i Champions League i rezervoi Juventusit një përballje ndaj portugezëve të Sporting. Pas hedhjes së shortit, ka folur për mikrofonat edhe zëvendës presidenti i Juventusit, Pavel Nedved.

“Reagimi im i parë ishte një mendim për vitin e kaluar, kur u eliminuam nga Porto. Gjejmë sërish një ekip portugez, si atëherë shumë të fortë. Do të jetë një betejë, siç ndodh gjithmonë në Champions League. Megjithatë pres të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar, sepse si Porto ashtu edhe Sporting janë skuadra që ne mund t’i mposhtim, por do të jetë një ndeshje e barabartë.”.

“Për të fituar dhe për të kaluar do të duhet të bëjmë më shumë sesa po bëjmë tani, shpresojmë të përmirësohemi në dy muaj. Qëllimi ynë kryesor ishte të kalonim fazën e grupeve, tani duhet të bëjmë më të mirën për të ecur përpara”. /oversport.tv