Nedved: Titullin nuk e mendojmë! Rinovimi me Dybala? E dini të gjithë tani…

Pavel Nedved, zëvendëspresidenti i Juventusit, në prag të ndeshjes së Champions League kundër Chelsea, ka folur në lidhje me rinovimin e kontratës me Paulo Dybala, si dhe për garën për titull në Serie A.

“Sicc e kam thënë disa kohë më parë, jemi në një pikë të mirë. Gjithsesi nuk ka asnjë lajm për momentin. I vetmi lajm ëshët se është me ne gati për të luajtur sonte”, tha çeku fillimisht.

Në lidhje për garën për titullin, Nedved shton: “Nuk duhet të mendojmë për titullin kampion, pasi jemi vërtetë shumë larg kreut.

Pas kësaj duhet të mendojmë për ndeshjen e së shtunës kundër Atalantës, që mund të jetë një ndeshje vendimtare për vazhdimësinë e kampionatit tonë”. / oversport.tv