“Nëse do, firmos direkt”, situata e Zlatan Ibrahimovic te Milani

Zlatan Ibrahimovic e ka vetë në dorë. Nëse do të vazhdojë me futbollin e luajtur, Milani i ka krahët hapur dhe suedezi duhet vetëm të flasë.

Corriere Dello Sport shkruan se kuqezinjtë ia kanë lënë lirinë e plotë sulmuesit që të zgjedhë. Te Milani e konsiderojnë formalitet rinovimin.

Sigurisht bëhet fjalë për një marrëveshje me pagë më të ulët se aktualja, por në të do të ketë bonuse të rëndësishme për paraqitjet dhe golat. / oversport.tv