“Nëse fitonim sot, shkonim në elitë”, Dovedan: Sot do të takohem me presidentin për të ardhmen

Pas barazimit të çmendur ndaj Flamurtarit, Apolonia duhet t’i thotë lamtumirë shpresës për t’u ngjitur na elitën e futbollit shqiptar. I zhgënjyer pas ndeshjes shfaqet edhe trajneri Dovedan i cili foli për mikrofonin e Oversport. Për të nëse fitonin sot, mund të shkonin në elitën e futbollit shqiptar.

“Më vjen keq sepse kishim një ndeshje në dorë që mund ta fitonim. Nuk kam çfarë të them. Kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe djemtë do të mërziten. Kishim mundësinë të shënonim penalltinë, por nuk mundëm që ta finalizonim. Por unë i kam thënë gjithmonë që nëse do të kalonim këtë ndeshje do të shkonim në Superligë.”

E ARDHMJA- “Arritëm të ndryshonim shumë gjëra. Ndryshuam stilin e lojës, taktikat, por kështu është fati. Sa i përket të ardhmes nuk e di se çfarë do të ndodhë. Sot në darkë ose nesër do të takohem me presidentin.”

PENALLTIA E HUMBUR- “Ne kemi dy lojtarë që gjuajnë penalltinë, Meri dhe Gjata, por ata të dy u dëmtuan sot dhe e gjuajti Asllanaj.” /oversport.tv