Nëse situata nuk ndryshon, Ronaldo largohet nga United në fund të sezonit

Cristiano Ronaldo nuk priste këto rezultate, kur në fund të verës u zyrtarizua si lojtari më i ri i Manchester United. Vendi i 6-të në tabelën e klasifikimit në Premier Ligë, me 5 pikë më pak se vendi i 4-t që mbahet nga Liverpooli i Kloppit janë shifra zhgënjyese për një skuadër që pretendon majat.

Nëse ky skenar do të jetë njësoj edhe në fund të sezonit, atëherë mund të ndodh një divorc i parakohshëm mes portugezit dhe “djajve të kuq”. Ronaldo do të luajë në Champions, prandaj nëse ky objektiv nuk arrihet mund të largohet nga Manchesteri, shkruan Daily Express.

“Nuk kam ardhur këtu për pushime. Jam këtu sepse dua të vazhdoj të fitoj”, ka thënë portugezi. Ai në aspektin personal nuk po zhgënjen, sepse deri tani ka shënuar 9 gola në 13 ndeshje të luajtura.

Ai që tërbon tifozët e Manchesterit është Solskjaer, përgjegjësi kryesor për këtë situatë jo të mirë që po kalon skuadra. “Është shumë e vështirë ta imagjinosh të luajë në Europa League, nuk ka luajtur kurrë në këtë turne”, shkruan Daily Express.

Edhe fjalët e Rio Ferdinandit përforcojnë këto zëra: “Mund ta shohë si një njollë, në CV e tij të pasur”. / Oversport.tv