Alessandro Nesta do të jetë një tifoz special i Milanit për sfidën përballë Atalantës. Ndërkohë që ish-mbrojtësi legjendar i kuqezinjve, u ndal për mikrofonat e Milan TV ku analizoi edhe sezonin e ekipit të Piolit.
“Nuk kam ardhur këtu prej një kohe të gjatë, publiku i sotëm më kujton kohën kur fituam titullin kampion vite më parë kundër Romës”.
ÇFARË KA NDRYSHYAR TE MILANI- “Kanë rigjetur shpirtin e kohëve më parë. Atë ndenjën e përfaqësisë që bën diferencën. Me këto emocione mund të bësh çfarë të duash”.
KALULU DHE TOMORI- “Dy qendërmbrojtës modernë, bëjnë presion lart duke lënë shumë hapësirë pas. I lejojnë skuadrës që të qëndrojë lart dhe sot janë shumë të rëndësishëm”.
TONALI- “Ka marrë për dore Milanin. Askush nuk e di se deri ku mund të arrijë me personalitetin që ka”.
SI PËRJETOHEN KËTO NDESHJE- “Kur bën kaq shumë vapë ka nga ata që qajnë dhe nga ata gëzohen. Sot po luajnë historinë, punën e një viti. Duhet të jenë perfekt nga ana mentale”.
KËSHILLA PËR SKUADRËN- “Duhet të jenë mentalisht perfekt, pa asnjë paqartësi. Kjo skuadër është krijuar për të sulmuar”. /oversport.tv
Foto: frosinonecalcio.com