Neville kundër Contes tek United: Nuk është i përshtatshëm

Ish-lojtari i Manchester United, Gary Neville ka dalë hapur kundër uljes së Antonio Contes në stolin e “djajve të kuq”. Sipas tij, tekniku italian nuk është një personazh që mund të përshtatet me filozofinë e ekipit dhe se nuk ka vlerë që të ulet në stol.

“Conte është i disponueshëm, por unë nuk do ta sillja atë te Manchester United. Nuk mendoj se Antonio Conte është i përshtatshëm për Manchester United. Mund ta kem gabim dhe ata ta sjellin këtu që nesër, por unë nuk do të shkoja pas tij.

Ne kemi parë një trajner me një stil të përafërt si Louis Van Gaal . Ai nuk ka bërë punë të mirë me ekipin. Mendoj se drejtuesit do të vazhdojnë me Solskjaer deri në fund të sezonit edhe pse kjo është e dhimbshme.” /oversport.tv