Neville: United nuk ka plan për situatën, askush nuk priste të binin kaq poshtë

Gary Neville është rikthyer të flasë për situatën që Manchester United po kalon. Ish-lojtari i “djajve të kuq” tha se klubi nuk është i përgatitur për një situatë të tillë. Sipas tij, drejtuesit janë gënjyer nga sezoni i kaluar dhe nuk ka një plan konkret për zgjidhjen e kësaj situate.

“Ole është nën presion të madh, por gjëja e parë që duhet të ndodhë është që ai të ketë një ekip që ka më shumë guxim. Deri në fund të sezonit të kaluar, mendohej se në Old Trafford kishte përparim pasi ata përfunduan të dytët në ligë. Askush nuk priste që ekipi të përfundonte kaq poshtë.

Pra, klubi nuk ka planifikuar për këtë situatë. E di që ka disa tifozë të United që mendojnë se klubi duhet të kishte vepruar dy javë më parë kur Antonio Conte ishte në i lirë, por ky klub nuk do ta emëronte kurrë Conten dhe ata nuk janë të përgatitur për këtë moment sepse plani i tyre është me Olen në stol”. /oversport.tv