Newcastle apo Milan? Sven Botman luan me dy porta, ja deklarata

Sven Botman, mbrojtësi i Lille, ka folur së fundmi për ofertat që ka marrë gjatë merkatos dimërore dhe për ofertat e bëra. Holandezi i ka përmendur dy klubet kryesore që e kërkuan.

“Mund të konfirmoj se të dyja, Newcastle e Milan ishin opsione konkrete për mua këtë dritare merkatoje. Të dyja ishin opsione të mira për mua.

Mendoj se do të bëj një hap tjetër në karrierën time në verë. Të gjithë thonë për Newcastle se e gjitha ka të bëjë me paratë, por është një projekt interesant nëse shikon se si nisën Manchester City dhe PSG.

Mendoj se do të ishte interesante të bëhesha pjesë e atij projekti, por sigurisht edhe Milani është një klub i madh”, tha Botman për Ziggo Sport. / oversport.tv