Federico Chiesa mund të largohet nga Juventusi këtë verë edhe pse klubi nuk e ka nxjerrë në shitje sulmuesin. Për kampionin e Europës me Italinë ka një varg kërkesash nga klubet europiane.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, skuadra që është në krye të garës për Federico Chiesa është Newcastle. “Qymyrxhinjtë” kërkojnë të krijojnë një skuadër me emra bindës për t’u përgatitur më mirë për Champions League.
Pas Newcastle në këtë garë janë Liverpool dhe Aston Villa, ndërsa pas tyre mbeten Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain. Në skuadrën e Juventusit askush nuk konsiderohet i pashitshëm dhe nëse vjen një ofertë e mirë do të merret në konsideratë.
Bardhezinjtë kërkojnë të paktën 60 milionë euro për të lënë të lirë Federico Chiesën. Newcastle United pritet të ofrojnë këtë shumë për Juventusin edhe pse akoma nuk ka një ofertë zyrtare. /oversport.tv
Foto: JuventusFC, Twitter