Newcastle “fut hundët” për dy objektivat e Interit dhe të Milanit

Te Newcastle po mendojnë për të ardhmen dhe në verë pritet të shpenzojnë shifra të larta për afrimet e reja. Megjithatë, me objektivat e vendosur, duket se “qymyrxhinjtë” mund t’i prishin punë dy klubeve nga Milano.

Anglezët kanë si objektiv kryesor Sven Botman të Lille. Ky i fundit kërkohet edhe nga kuqezinjtë e Milanit që në mediat italiane thuhet se kanë arritur një marrëveshje paraprake.

Megjithatë, Newcastle ka të gjithë fuqinë ekonomike për t’i bërë francezët të ndryshojnë mendim, edhe pse në janar ata refuzuan një ofertë prej 32 milionë eurosh nga anglezët.

Nga ana tjetër, Newcastle ka “futur hundët” te një prej objektivave të Interit. Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer.

Ky i fundit shihet si një alternativë e Botman dhe në rast se Milanit nuk arrin dot t’i rrëmbejë mbrojtësin, mund t’i “prish punë” Interit. Megjithatë, në të dyja rastet ekipet nga Milano janë të favorizuara. /oversport.tv