Newcastle gati për blerjen e parë, kërkon të transferojë yllin e Real Madrid

Pronarët miliarder të Newcastle duan të bëjnë blerjen e tyre të parë dhe ata po mendojnë që ajo të vijë nga Real Madrid. Sipas asaj që raporton “El Nacional”, ishullorët po kërkojnë të afrojnë mesfushorin  Toni Kroos që në muajin janar.

Gjermani i lindur në vitin 1990 mund të largohet nga Madridi dhe “qymyrxhinjtë” po kërkojnë të përfitojnë. Ata po mendojnë të ofrojnë 30 milionë euro drejt Real Madrid dhe një pagë faraonike për mesfushorin.

Megjithatë, Newcastle nuk është ekipi i vetëm që po kërkon mesfushorin. Pas tij është vënë edhe Manchester City. Guardiola e pëlqen shumë mesfushorin dhe do të përpiqet ta bindë atë të afrohet me ekipin e tij. /oversport.tv