Newcastle gati t’i rrëmbejë yllin Barçës, i ofron 15 milion euro në sezon

Newcastle po mendon seriozisht për të afruar sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele. Pronarët e rinj të klubit anglez, e pëlqejnë shumë sulmuesin francez dhe duan të përfitojnë nga situata ku ai ndodhet me klubin spanjoll.

Nga ana tjetër, Barcelona duket se nuk ka më durim me Ousmane Dembele dhe po mendon ta shesë atë. Francezit i përfundon kontrata në qershor të 2022 dhe ende nuk po bëhen përpjekje për të rinovuar.

Kështu drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë ofertën nga Newcastle që është i gatshëm t’i ofrojë lojtarit plot 15 milion euro në sezon. Ajo që mund të ndikojë edhe më shumë te lojtari është fakti se ai mund të përfitojë edhe një bonus prej 15 milion eurosh të tjera që në momentin e nënshkrimit. /oversport.tv