Newcastle hidhet në merkato, përgatit sulmin për tre yje të Serie A në janar

Sipas mediave britanike, Newcastle United synojnë të blejnë 3 yje të Serie A, pasi duan që të shpëtojnë sezonin dhe të evitojnë rënien nga Premier Liga.

Aktualisht “qymyrxhinjtë” qëndrojnë në vendin e 19-të në tabelën e klasifikimit në kampionatin anglez dhe nuk kanë provuar akoma shijen e fitores këtë sezon në 11 takime të luajtura.

Kjo situata ka bërë që pronarët e rinj të klubit, të cilët nuk kanë probleme me anën financiare, të investojnë fuqishëm në merkaton e janarit që të evitojnë rënien nga kategoria.

Sipas asaj që shkruan “The Times” anglezët janë të interesuar për dyshën e Interit Stefan de Vrij dhe Marcelo Brozovic, si dhe për portierin e Lazios, Thomas Strakosha.

Strakosha nuk po gjen hapësira tek Lazio dhe në fund të sezonit i skadon kontrata e tij me skuadrën italiane. Edhe Brozovic nuk ka rinovuar akoma më Interin dhe nëse për të dy këta lojtarë vjen oferta e duhur, dy klubet e Serie A mund të tundohen, që të mos i humbasin në verë me parametër zero.

Pak më e komplikuar është situata e de Vrij, që kërkohet edhe nga Conte tek Tottenhami. / Oversport.tv