Newcastle i prish planet Milanit, ofertë superiore për objektivin e mbrojtjes

Në interivstën dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Paolo Maldini la të kuptohej mes rreshtash se ndryshimet e pronësisë kanë ulur ndjeshëm mundësinë që Sven Botman të veshë fanellën kuqezi. Në Milanello kanë besim të plotë te Kalulu dhe rikthimi i Kjaer dhe 30 milionë eurot e programuara për mbrojtësin, të shpenzohen në një tjetër repart që ka më shumë nevojë.

Për rrjedhojë, në 24 orët e fundit, duket se Newcastle ka fituar më shumë terren se Milani. “Qymyrxhinjtë” kanë bërë një ofertë superiore në raport me atë që programon Milani dhe për rrjedhojë edhe vetë klubi i Lille është më i interesuar ta shesë në Premier League.

Kjo nuk është hera e parë që Newcastle provon për Botman. Më parë klubi anglez paraqiti një ofertë për mbrojtësin në janar, por që u refuzua nga vetë lojtari. Botman dëshiron të transferohet te Milani, por me ngjarjet e fundit mundësia më e lartë është që të provojë një aventurë në Premier League. /oversport.tv

Foto: LOSC, Facebook