Newcastle këmbëngul për Paqueta, i ofron një shifër të frikshme Lyon

Pasi bleu në janar Bruno Guimaraes, Newcastle synon që të bëjë sërish pazar te skuadra e Lyon në kampionatin francez.

Sipas asaj që shkruan “The Times”, klubi anglez është i gatshëm që të bëjë një ofertë faraonike për Lucas Paquetà.

Newcastle ofron 59 milionë euro për ish-lojtarin e Milanit, një shumë që duket e parefuzueshme për francezët.

Lyon e bleu Paquetà për 20 milionë në verën e vitit 2020 dhe nëse pranon ofertën e anglezëve do të fitonte shumë nga ky operacion. / Oversport.tv

Foto: Olympique Lyonnais Twitter