Newcastle me pronarë të rinj, arabët marrin kontrollin e klubit

Newcastle është pranë marrëveshjet për të ndryshuar pronësi. Sipas mediave ishullore, një grup nga Arabia Saudite po shqyrton detajet e fundit për të zyrtarizuar kalimin e pronësisë.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, Premier League dhe Newcastle po punojnë shumë për të përfunduar marrëveshjen dhe për ta shpallur sa më shpejt të jetë e mundur ku dita e sotme është një mundësi për zyrtarizimin. Investitorët e rinj ku përfshihet Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) do të marrin në kontroll 80 % të aksioneve të klubit anglez.

Kështu periudha 14 vjeçare e presidentit Mike Ashley në krye të Newcastle po i vjen fundi me grupin e ri të investitorëve që premtojnë të kthejnë ekipin nga Anglia në kohët e arta me shifra marramendëse investimesh. /oversport.tv