Newcastle mendon për Zidane, por francezi ka plane të tjera

Tashmë Newcastle ka pretendime të mëdha dhe për t’u ngjitur në majë për një kohë të shpejtë, po mendon që ti besojë pankinën Zinedine Zidanes, i vetmi teknik në Botë, që ka arritur të fitojë tre herë rresht Champions League.

Francezi është i lirë, pas divorcit me Realin e Madridit dhe sipas asaj që shkruan “The Mirror”, shihet si kandidati ideal për të ndërtuar një superfuqi të re europiane.

Por, sipas shtypit spanjoll, Zidane nuk tërhiqet shumë nga kjo hipotezë, sepse në mendjen e tij janë vetëm dy pankina: ajo e kombëtares franceze të futbollit dhe ajo e Juventusit.

Nëse i referohemi shtypit britanik, një tjetër kandidat i fortë për të marrë drejtimin e pankinës së Newcastle, është Frank Lampard, edhe ai aktualisht pa punë, pas shkarkimit nga Chelsea. /Oversport.tv