Newcastle merkato në Holandë! Në janar vjen Overmars, tekniku në qershor

Newcastle po kërkon që të përforcojë radhët e veta në Holandë. Pronarët e rinj të klubit anglez po mendojnë seriozisht për të vendosur Marc Overmars në rolin e drejtorit teknik.

Sipas “De Telegraaf”, drejtuesi aktual i Ajaxit mund të transferohet në Angli që në janar, që të ketë kohë për të ndërtuar një skuadër të madhe sezonin e ardhshëm. Përveç Overmarsit, klubi anglez po sheh me vëmendje edhe Erik Ten Hag.

Objektivi i pronarëve të rinj dhe ambiciozë të Newcastle është që të ribashkojnë në Angli, dyshen që ka ndërtuar Ajaxin e këtij sezoni. Por, tekniku duket se nuk ka ndërmend që të largohet nga rekordmenët e Holandës pa përfunduar sezoni aktual.

Sipas skenarit të ndërtuar nga e përditshmja holandeze, Overmars vjen në janar, ndërsa Ten Hag në qershor. /Overport.tv