Newcastle merkato tek Atletico Madrid, objektivi një mbrojtës

Klubi më i pasur i futbollit ose më saktë klubi që njihet se është në pronësi të njerzëve më të pasur në botën e futbollit, Newcastle, kërkon të marrë shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Atletico Madrid, Kieran Trippier, që në merkaton e janarit.

Trajneri i 5 herë kampionëve të “Premier League”, Eddie Howe, duket se është i sigurt për llojin e futbollistit që dëshiron të ketë në organikën e tij.

“The Sun” raporton se skuadra nga Northumberland është gati të paguajë rreth 30 milion euro për futbollistin e kombëtares angleze.

31-vjeçari që nuk ka marrë shumë minuta si titullar këtë sezon, i kushtëzuar nga dëmtimet por edhe nga forma shumë e mirë që po kalon Marcos Llorente, ka shumë mundësi ta lërë Madridin.

Mbrojtësi Anglez do t’i sillte shumë eksperiencë ekipit të Newcastle dhe do ishte një lider në skuadrën e re. / oversport.tv