Newcastle miliarderësh, pronarët e rinj janë më të pasurit në botën e futbollit

Ashtu siç pritej, Newcastle ka zyrtarizuar ndryshimin e presidencës. Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite do të zotërojë 80 përqind të aksioneve, me vëllezërit miliarderë Reuben dhe financuesen Amanda Staveley që marrin nga 10% secili.

Fondi arab investoi 300 milion paund për të marrë më në fund pronësinë e ekipit anglez. Kështu ka marrë fund menaxhimi i Mike Ashley për 14 vite si president i Newcastle.

Pronarët e rinj të Newcastle janë kështu investitorët më të pasur në Angli duke lënë pas presidentë të tjerë si ai i Manchester City apo edhe homologu i tij i PSG.

Bashkë me Mike Ashley, i rrezikuar për t’u larguar nga Newcastle është edhe trajneri i tyre Steve Bruce i cili nuk ka arritur dot asnjë fitore në Premier League për këtë sezon me vetëm 3 barazime dhe po kaq pikë të grumbulluara. Fillimi i sezonit e shikon Newcastle në vendin e parafundit. / oversport.tv