Newcastle tenton të “bastistë” United, piketohen katër emra

Newcastle kërkon të përforcohet që në janar dhe nga sezoni i ardhshëm të luftojë për objektiva të rëndësishme.

Tashmë me pronarët arabë paratë nuk do të mungojnë dhe gjatë këtyre ditëve ka pasur shumë zëra për lëvizjet te “Qymyrxhinjtë”.

Së fundmi në skenë kanë dalë katër lojtarë të Manchester United, të cilët dëshirojnë të kenë një rol protagonisti.

Newcastle mund t’ua ofrojë diçka të tillë. Donny van de Beek, Jesse Lingard, Anthony Martial dhe Eric Bailly janë emrat që bardhezinjtë do tentojnë t’i transferojnë. / oversport.tv