Neymar çmend mediat braziliane, ja çka ndodhur kësaj radhe

Dëmtimi i Neymarit është bërë një çështje shtetërore në Brazil. Kampioni i PSG-së mungoi në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Argjentinës për shkak të një problemi në muskujt e barkut.

Në fakt, pas këtij dëmtimi muskulor ka një prapaskenë që ka nxehur shumë mediat braziliane. Lojtari është gjithmonë në qendër të vëmendjes jo vetëm për atë që bën në fushë, por edhe për atë që bën jashtë saj.

Duket se kësaj radhe “O Ney” i ka kërkuar vetë telashet. Sulmuesi është fotografuar duke kërcyer në një diskotekë në San Paolo, ndërsa kur është rikthyer në grumbullim ka deklaruar se ka një shqetësim muskulor. Ky fakt ka çmendur mediat lokale, që kanë shkruar se lojtari nuk duhet të mungonte në sfidën kundër Argjentinës.

“Neymar kishte një ditë pushim pas ndeshjes me Kolumbinë, ku mund të merrte karton të kuq. Shau gjyqtarin, u zu me Cuadradon dhe me këdo që i dilte para. Mori vetëm të verdhë, por donte kartonin e kuq dhe mund ta kuptojmë përse.

Ai ka të drejtë të bëjë një ditë pushim, por pas një ndeshjeje zakonisht shkon në shtëpi dhe vë akull, ndërsa ai shkon në barin e yjeve. Ky lojtar përfaqëson Brazilin? Ka kërcuar me sombreron në kokë, askush që ndien dhimbje në bark nuk do të kërcente dot kështu”, ka thënë prezantuesi i programit të njohur televiziv “Os donos da bola”, Neto. /Oversport.tv