Neymar flet për të ardhmen: Dua të qëndroj, nuk i di planet e PSG për mua

Pavarësisht thashethemeve të shumta për të ardhmen e tij, Neymar ka deklaruar dëshirën e tij për të qëndruar te PSG. Nga Tokyo ku ndodhet me ekipin e tij ylli brazilian u shpreh i qartë se dëshira e tij për të ardhmen është të qëndrojë në Paris.

“Gjithmonë kam dashur të qëndroj në këtë klub. Për momentin PSG nuk më ka thënë asnjë gjë, nuk e di se kush janë planet e klubit për mua”, tha fillimisht sulmuesi brazilian.

Megjithatë, e ardhmja e Neymar ende nuk është vendosur pavarësisht dëshirës së lojtarit. Në fillimin e verës Chelsea ishte një nga klubet që mund të blente kartonin e lojtarit, por së fundmi ofertat për brazilianin kanë munguar. Shoku i tij i ekipit në kombëtare, Casemiro u shpreh me ironi se nëse nuk e duan te PSG atëherë do ta blejë Reali. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook