Neymar i kundërpërgjigjet Aurelios: Nuk mund të flasësh broçkulla

Ish-mbrojtësi brazilian Fabio Aurelio ka kritikuar së fundmi Neymar në një intervistë për Goal. Kritika këto që nuk i kanë pëlqyer aspak ylli brazilian të PSG dhe për këtë arsye, ai i është rikthyer fjalëve të Aurelios duke mos përdorus aspak fjalë diplomatike.

“E kam thënë gjithmonë se do të isha shumë i zhgënjyer nëse do të isha ai. Ambiciet që ka dhe kualitetin e talentin, fakti se ai nuk ka fituar “Topin e Artë” është diçka e keqe. Ai i ka të gjitha kushtet për ta bërë këtë gjë, por nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ndoshta disa gjëra janë më të rëndësishme për të sesa vetë loja”, u shpreh Aurelio në intervistën e tij.

Sakaq, Neymar fillimisht postoi një story në instagram me një emoji që qeshte përkrahë intervistës së Aurelios. Më pas publikoi të gjithë trofetë që ka fituar gjatë karrierës së tij me Santos, Barceloa dhe PSG ku i shoqëroi edhe me një video.

“Jam lodhur me të gjithë këta ish-lojtarët që hapin gojën e tyre vetëm për të folur broçkulla. Pesë minuta intervistë dhe gjithçka bëri ishte të fliste për jetën e të tjerëve. Nëse do të kritikosh, kritiko. Por të flasësh broçkulla të asaj natyre nuk është e mundur”, tha ndër të tjera Neymar. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook