Neymar: Jam shkatërruar psikologjikisht, Brazili e meritoi Botërorin

Skualifikimi i Brazilit nga Katar 2022, ishe një nga befasitë më të mëdha. Eliminimi nga Botërori padyshim që i lë çdo lojtari një shije shumë të hidhur në karrierën e tij, ashtu ka ndodhur dhe me Neymar. “Magjistari” ka mbetur i shkatërruar nga ky eliminim, siç ka konfirmuar dhe vetë ne rrjetet e tij sociale.

“Jam i shkatërruar psikologjikisht, kjo ishte sigurisht disfata që më lëndoi më shumë. U paralizova për 10 minuta dhe më pas shpërtheva në lot pa pushim. Fatkeqësisht të dhemb për një kohë të gjatë, luftuam deri në fund dhe jam krenar për shokët e skuadrës.” – tha fillimisht 10-shi i Brazilit.

“Ky grup e meritoi, e merituam ne, Brazili e meritoi por ky nuk ishte vullneti i zotit. Ia vlente çdo sakrificë për të ndjerë dashurinë e të gjithëve në fushë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj ndaj Seleçaos tonë. Faleminderit për gjithçka Zoti im, më ke dhënë gjithçka dhe nuk mund të ankohem për asgjë.” – përfundoi Neymar pas skualifikimit nga Kupa e Botës. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Facebook