Fundjavën e kaluar Neymar luajti ndeshjen e tij të parë sezonale me fanellën e Paris Saint-Germain.
Në fitoren 2-1 kundër Reims, paraqitja e sulmuesit nuk ishtë mbresëlënëse, prandaj shtypi dhe tifozët filluan të dyshojnë, duke vënë në diskutim formën e tij fizike, madje duke pretenduar se braziliani kishte shtuar në peshë.
Në fakt, pas pushimeve dukej se ylli Brazilian nuk ishte në kushte fizike optimale dhe në pamje të parë dukej edhe pak mbipeshë.
Pas ndeshjes kundër Kilit me skuadrën kombëtare u kritikua sërish për këtë aspekt, duke bërë që në rrjetet sociale të mos mungonte ironia në drejtim të tij.
Për këtë arsye, Neymar u është përgjiigjur kritikëve: “Bluza që vesha ndeshjen e kaluar ishte masa L, për ndeshjen e ardhshme do të kërkoj masën M”.
Neymar via Story do Instagram. pic.twitter.com/9cMa97VDjt
— Futebol 24hrs (@futebol24hr_) September 3, 2021