Neymar mbron Paquetà: Të marrësh karton për një driblim?

Neymar mbron Paquetà dhe sulmon publikisht zgjedhjet e gjyqtares Frappart, që ka ndeshkuar me karton të verdhë ish-milanistin për një tentativë driblimi.

Braziliani i PSG-së ka vendosur të mbrojë bashkëatdhetarin e tij, protagonist në një episod që ka hapur shumë diskutime. Në minutat e fundit të ndeshjes Lyon-Troyes, Paquetà ka tentuar të driblojë një kundërshtar me një levizje të bukur.

Klasiken “lambreta” (o carretilha), gjesti teknik që i lejon lojtarit të kalojë kundërshtarin direkt, duke i kaluar topin me finte.

Gjyqtarja e ndeshjes, Frappart e ka konsideruar këtë lëvizje si mungesë respekti ndaj kundërshtarit dhe e ka ndëshkuar me karton të verdhë ish-milanistin.

“Kjo skenë është shumë e trishtë, të marrësh karton të verdhë për këtë gjest teknik. Mua më ndodhi e njëjta gjë sezonin e kaluar dhe tashmë i ndodh edhe Paquetàs. Sinqerisht nuk e kuptoj arsyen”-ka shkuar mes të tjerash në Instagram Neymar. /Oversport.tv