Neymar “përçan” tifozët e PSG: Do lodheni duke më vërshëllyer

Me siguri tifozët janë të ndarë në dy pjesë. Braziliani Neymar i ka “provokuar” ata që e vërshëllyen në stadium pas eliminimit në Champions League nga Real Madrid.

Pas ndeshjes së djeshme kundër Lens, ylli i PSG që ngriti trofeun e titullit kampion në Francë, ka folur edhe për vërshëllimat e tifozëve.

“Ata do të lodhen duke vërshëllyer, pasi kam edhe tre vite të mbetura në kontratën time këtu”, është shprehur Neymar, i blerë nga Barcelona për shumën rekord të 222 milionë eurove. / overspor.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain