Dominik Szoboszlai i hoqi fitoren dhe vendin e parë PSG-së në Champions League, me golin e shënuar me penallti në minutën dytë shtesë.
Ndeshja në fushën e RB Leipzig përfundoi 2-2, ndërkohë që Neymar tentoi të shpërqendronte mesfushorion hungarez në momentin e goditjes së 11-metërshit.
Szoboszlai e tregoi këtë në intervistën e dhënë pas ndeshjes: “Neymar po më pyeste ‘a do shënosh’ dhe unë i thashë po. Ai më tha ‘a je i sigurt’ dhe i thashë që kurrë nuk i humbas. Kështu ndodhi”.
Reporter: “What did Neymar say to you before your penalty?”
Dominik Szoboszlai: "He asked me; 'Are you going to score? I said 'Yes’. He said 'Are you sure?' I said 'I never miss’.” pic.twitter.com/kKcLILd1WM
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) November 4, 2021
Mesfushori hungarez i RB Leipzig deri më tani ka ekzekutuar 11 penallti dhe në të gjitha rastet e ka dërguar topin në rrjetë. / oversport.tv