“Nga 1, te dhjeta”, UEFA “fiksohet” me Armando Brojën dhe e reklamon

Armando Broja shënoi dy gola me kombëtaren në ndeshjet e fundit, kundër Hungarisë dhe San Marinos.

Sulmues nga Malësia e Madhe, që Chelsea e ka huazuar te Southampton në Premier League, ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s.

Faqja e dedikuar për European Qualifiers ka publikuar videon e golit të Brojës ndaj San Marinos dhe kërkon një vlerësim nga 1 te 10-ta.

Goditja e fortë e Brojës brenda zonës, pa i lënë asnjë shans portierit kundërshtar, sigurisht që ka marrë vlerësime pozitive. / oversport.tv