Nga 11 nëntori në kinema, filmi i Ibrahimovic me dy aktorë shqiptarë

“Zlatan”. Nga 11 nëntori do të dalë në kinema filimi për jetën e kampionit suedez Zlatan Ibrahimovic. Pak ditë më parë u bë prezantimi i tij në Romë, ku morën pjesë aktorët kryesorë dhe shumë personazhe të rëndësishëm të botës së artit dhe kinematografisë.

Interesant është fakti që në këtë film janë dy aktorë shqiptarë, të cilët kanë rolin e Ibrës, Dominik Bajraktari Andersson dhe Granit Rushiti. Sulmuesi i Milanit nuk ishte prezent, por ka dërguar një video-mesazh ku falënderon regjisorin dhe aktorët shqiptarë.

“Filmi është bazuar në autobiografinë ‘Unë Ibra’, por ka edhe shumë gjëra të tjera përtej librit. Të gjithë mendojnë se për të i dinë të gjitha, por ne jemi përpjekur të tregojmë rritjen e tij. Nuk është një film për lojtarin, por për njeriun”, tregon regjisori.

Edhe aktori shqiptar ka folur për këtë. “E dua Zlatanin. E kam dashur gjithmonë sepse jemi rritur nga e njëjta lagje. Është unik, jo vetëm për talentin në futboll, por edhe për personalitetin e tij”, ka thënë aktori shqiptar. / oversport.tv