Komiteti Teknik Shkencor në Itali pritet të mblidhet së shpejti në Itali dhe të vendosë mbi masat e reja që luftojnë përhapjen e COVID-19.
Bota e futbollit i ka sytë nga vendimi i ri dhe pritshmëritë janë që stadiumet të lejohet të mbushen deri në 75 % të kapacitetit të tyre.
Në Milano e Romë, me kushtet e reja, do të mund të shkojnë në stadium më shumë se 50 mijë tifozë, që në ndeshje normale kampionati zakonisht nuk shkojnë.
Për klubet do të ishte një lajm i mirë edhe në aspektin financiar, përveç pjesës që do të kishin mbështetje të madhe nga tifozët.
Gazetta dello Sport në Itali ka bërë edhe një përllogaritje se sa tifozë do të lejoheshin në stadiumet e klubeve të Serie A, që po ua sjellim përmes fotogalerisë së mëposhtme.