Nga Anglia vijnë lajme bombë, Conte mund të largohet nga Tottenhami

A po i vjen fundi aventurës së Antonio Contes te Tottenhami? Trajneri italian, që sezonin e kaluar u shpall kampion i Italisë në krye të Interit, duket se është mërzitur me situatën në klubin anglez, sipas asaj që shkruajnë mediat britanike.

Pas një fillimi jo shumë të mirë, kampionati i Spurs-ave ka ndryshuar rrënjësisht pas ardhjes së ish-trajnerit të Juventusit në pankinë, por humbja përballë Chelseat në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës si dhe paraqitja zhgënjyese përballë Morecambes në Kupën FA, kanë treguar mungesën e cilësisë në skuadër.

Sipas “Daily Mail”, lojtarët e Tottenhamit kanë frikë se Conte mund të largohet nga pankina e “gjelave” që muajin e ardhshëm, nëse klubi londinez nuk bën investime në merkaton e janarit.

Në nëntor tekniku firmosi një kontratë që e lidh me Tottenhamin për 18 muaj dhe duket e vështirë që të largohet pa përfunduar sezoni, por nëse klubi nuk tregohet ambicioz në merkato, atëherë palët mund të mbyllin bashkëpunimin mes tyre. / Oversport.tv