Nga Armando Broja te Belotti, sa shumë emra për revolucionin te Napoli 

Te Napoli objektivi për sezonin e ardhshëm është i qartë. Do të luftohet për titullin kampion dhe Luciano Spalletti ka bërë gati listën me lojtarët që mund ta ëojnë atë drejt ngritjes së këtij trofeu për herë të parë në karrierën e tij. Por fillimisht duhet qartësi për sa i përket lojtarëve aktual të Napolit.

Pritet të rinovojë dyshja e mbrojtjes Rrahmani e Koulibaly me agjentët e lojtarëve që kanë nisur diskutimet për të zgjatur edhe më shumë kontratën me Napoletanët. Gjithashtu ka edhe paqartësi si Victor Osimhen dhe Fabian Ruiz, ndërsa siguria e vetme është largimi i Lorenzo Insignes drejt MLS.

Kështu një revolucion i madh pritet dhe në mbrojtje përveë rinovimeve Spalletti ka kërkuar që të afrohet një mbrojtës krahu. Në listë janë Fabiano Parisi i Empolit dhe Aaron Hickey i Bolognas. Plani B është ndërkohë mbrojtësi i Genoas, Leo Ostigard që është në pronësi të Brighton.

Në mesfushë, Fabian Ruiz dhe Zielinski e kanë të sigurt qëndrimin, ndërsa Elmas, Lobotka e Anguissa pritet të vazhdojnë në Napoli. Objektiva nga ana tjetër janë Antonin Barak që është duke shkëlqyer me Veronën dhe Mattias Svanberg i Bolognas.

Për sulmin planet po bëhen vetëm në rast se Osimhen shitet për një shifër mbi 100 milionë euro. Objektivi numër një për ta zëvendësuar është sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja. Por jo vetëm kaq, objektiva vazhdojnë të jenë edhe Gianluca Scamaëa, Andrea Belotti dhe Giovani Simeone që luajnë në Serie A.

Ndërkohë nga jashtë po shihen si një opsion i mundshëm edhe Sebastien Haller dhe Martin Terrier. Nuk duhen harruar edhe Khvicha Kvaratskhelia dhe Mathias Olivera që janë afrime të sigurta për Napolin për sezonin e ardhshëm. /oversport.tv