Nga Ballshi në Laç e Tiranë, në Oversport dhe Tibo rikthehet sot “Abissnet Superiore”

Pushimet përfunduan dhe tashmë është koha që “Abissnet Superiore” të ndezë motorët për vitin kalendarik 2023. Live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo do të vijnë tre sfida mjaft interesante të cilat do të luhen në kuadër të javës së 16-të.

Dita do të startojë me dy sfidat Bylis-Kukësi dhe Laçi-Tirana të cilat do të luhen në orën 13:00. Në Ballsh do të luhet një sfidë mbijetese pasi përballë do të vendosen vendi i 8-të me vendin e 9-të. Të dyja ekipet nuk po kalonin periudhën e tyre më të mirë në javët e fundit të zhvilluara dhe shpresojnë që kjo ndalesë të nis me një tjetër ritëm për ta.

Bylisi me 16 pikë dhe Kukësi me një më pak në tabelën e klasifikimit kanë vetëm një objektiv. Të dalin nga kjo sfidë me fitore, në të kundërt lufta për mbijetesë do të vështirësohej edhe më shumë.

Sfida tjetër midis Laçit dhe Tiranës është një nga ndeshjet që në vitet e fundit ka qenë ndër më të luftuarat dhe ka dhuruar gjithmon emocion. Të dyja ekipet kërkojnë të dalim nga kjo sfidë me një rezultat pozitiv pasi Tirana nuk kërkon të humbasë më shumë terren në luftën për titull, ndërsa nga ana tjetër kurbinasit luftojnë për Europën. Një sfidë që pritet të jetë njësoj si në vitet e fundit, shumë e luftuar dhe e mbushur me emocion.

Ndërkohë që sfida e tretë e ditës do të startojë në orën 16:00 dhe përballë do të vendosë Partizanin kryesues dhe Vllazninë. Do të jetë një supersfidë ku Partizani kërkon të marrë arratinë në kreun e klasifikimin, ndërsa Vllaznia nga ana tjetër kërkon të mos humbas terren.

Në “Kompleksin Partizani” të dyja ekipet luftojnë për pikë të plota me “Demat” që kanë një motivim më shumë pasi luajnë në shtëpi. Megjithatë, ajo që është e garantuar është spektakli dhe gjithçka do të vijë live dhe eksklzuivisht në Oversport dhe Tibo. /oversport.tv