Nga Brozovic, te Barella e Lautaro: Beppe Marotta u “vulos” të ardhmen

Beppe Marotta ka folur për Sky Sport në prag të ndeshjes së Interit kundër Sheriff Tiraspol në Champions League dhe normalisht është ngacmuar për të ardhmen e disa lojtarëve të rëndësishëm.

Marotta gëzon tifozët e Interit kur pyetet për emra si Barella, Martinez dhe Brozovic. Këtij të fundit i përfundon kontrata në përfundim të këtij sezoni.

CEO i Interit, për Sky Sport ka deklaruar: “Marcelo Brozovic do të qëndrojë tek Interi, kjo është ajo që ai na ka thënë ne.

Ne do të flasim me agjentin e tij shumë shpejt. Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez kanë vendosur të qëndrojnë gjithashtu”. / oversport.tv