Nga dasma në Botëror, dhurata e bukur që mori Ndiaye nga Aliou Cissè

Sadio Mane bëri të pamundurën për të qenë në Kupën e Botës, por ylli i Senegalit do të mungojë në eventin më të rëndësishëm të futbollit botëror për shkak të një dëmtimi që pësoi me Bayernin pak ditë para fillimit të Botërorit.

Tekniku i Senegalit Aliou Cissè ka grumbulluar në minutat e fundit sulmuesin e Anderlecht, Moussa Ndiaye për të zëvendësuar yllin e skuadrës.

24 orë me të vërtetë të veçanta për Ndiaye, që ditën e djeshme është martuar, ndërsa sot udhëton drejt Katarit për të përfaqësuar kombëtaren e tij në Katar 2022. / Oversport.tv

Foto: FSF Twitter