Nga Dukagjini te Gjilani e Shkëndija, kualifikueset e Conference League flasin shqip

Përveç ekipeve të “Abissnet Superiore” Egnatia, Tirana dhe Vllaznia, në fushë do të ketë sot edhe skuadra të tjera shqiptare që do të luajnë në kualifikueset e Conference League. Në orën 19:00, Dukagjini i Kosovës përballet me Europa FC, një kundërshtar që shihet i lehtë në letër.

Ndërkohë që po në orën 19:00, në fushë do të zbresë edhe skuadra e Shkupit. Këta të fundit do të përballen në transfertë me Hegelman, por skuadra e Shkupit shihet si favorite për këtë përballje.

Në orën 19:30, është koha e Gjilanit të Klodian Duros. Këta të fundit do të luajnë kundër skuadrës nga Luksemburgu, Niedercorn, që konsiderohet një kundërshtar jo i lehtë në letër.

Në orën 20:00 në fushën e lojës do të zbresë Shkëndija që përballë do të ketë Haverfordëest. Kjo skuadër shihet si shumë e lehtë në letër dhe shanset që Shkëndija të vazhdojë më tej janë shumë të larta. /oversport.tv