Eduardo Camavinga ka lindur në Miconje, një komunitet i vogël në një kamp refugjatësh në Angola. Në vitin 2003, ai dhe familja e tij u vendozën në një qytezë afër Rennes, në Francë.
Fëmijëria e tij nuk ishtë e lehtë. Ai ishte i treti, nga 6 fëmijët e familjes dhe mamaja e tij donte që të merrej me xhudo. Por ai nuk po shfaqte interesin e duhur, derisa një ditë babai e çoi të luante futboll tek Drapeau Fougeres, një klub modest që tashmë do të marrë një shumë parash prej transferimit të tij tek Real Madrid.
Në moshën 7 vjeçare Camavinga filloi të godiste topin për herë të parë dhe që atëherë do të binte në sy më shumë se moshatarët e vet. Rennes spikati talentin e tij dhe e ftoi në një turne veror.
Në moshën 11 vjeçare Camavinga pësoi një traumë familiare. Shtëpia e tij u dogj e gjitha dhe vetëm falë bamirësisë së komunitetit, familja siguroi gjërat minimale të jetesës.
“Ditën tjetër shkova në stërvitje dhe futbolli më ndihmoi të harroja. Ishte një mënyrë për të shpëtuar. Unë isha shpresa e vetme e familjes dhe nuk harroj fjalët e babait që më thoshte se do të bëhesha një futbollist i madh”-ka deklaruar 18 vjeçari që tashmë do të veshë fanellën e Realit të Madridit.