Nga ferri në parajsë! Napoli vuan ndaj Bolognas, por në fund feston

Napoli merr një fitore me shifrat 3-2 me vështirësi përballë miqve të Bolognas  në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Bologna kalon një herë në avantazh përballë një Napoli shkatërrues këtë sezon por këta të fundit arritën t’ia dalin mbanë.

Bologna prish ekuilibrat me Joshua Zirkzee në fundin e pjesës së parë, por Juan Jesus barazon shifrat pak para vërshëllimës së gjygjtarit për pjesën e parë. Në fillimin e së dytës Lozano kalon në avantazh vendasit, por kësaj radhe pas dy minutash kundërpërgjigjen miqtë me golin e Musa Barrow. I ardhur nga stoli në pjesën e dytë Victor Osimhen është ai që çon shifrat në 3-2 dhe i siguron Napolit fitoren e radhës.

Napolitanët rimarrin kreun e Serie A me 26 pikë të grumbulluara në fitoren ndaj Bolognas. Një sezon mbresëlënës ky nga Luciano Spalletti i cili kryeson jo vetëm kreun e Serie A por edhe kreun e grupeve në Champions League. /oversport.tv