Një lojtar i mirë në fushë, por akoma edhe më i mirë në kuzhinë. Ky është rasti i Jesper Blomqvist, ish-lojtari i Milanit, Parmës dhe Manchester United. Ish-mesfushori suedez ka konkurruar në edicionin “Masterchef Vip” në Suedi duke fituar kompeticionin.
Këtë sukses Blomqvist e ndau edhe me ndjekësit e tij, duke postuar në rrjetet sociale momentin e gëzueshëm që u shpall kampion i Master Chef. “Faleminderit për këtë eksperiencë të paharrueshme”, ishin disa nga fjalët që Blomqvist shtoi në postimin e tij.
Blomqvist nuk është një emër i panjohur për futbollin italian ku midis Milanit dhe Parmës ai është aktivizuar 48 herë në Serie A dhe duke realizuar 2 gola. Ndërkohë që në Premier League ish-mesfushori suedez ka zhvilluar 43 ndeshje.
View this post on Instagram