Nga Gjimshiti te Kola, ja shqiptarët që kanë bërë histori në Europë me 61 gola

Me dopietën e shënuar kundër Olympiacosit, Berat Gjimshiti u fut në treshen e golashënuesve më të mirë shqiptarë në historinë e Europa Leagues  (Kupës UEFA). Duke llogaritur edhe golat e shënuar në fazën eliminatore, mbrojtësi i Atalantës ka barazuar Sabien Lilajn dhe Agustin Kolën, të gjithë me nga 3 gola të shënuar.

Më poshtë, OVERSPORT ju sjell disa nga kuriozitetet dhe statistikat më interesante të shqiptarëve në Europa League, por edhe në Champions.

* Katër futbollistë shqiptarë kanë shënuar nga 2 gola në Kupën Uefa. Bëhet fjalë për Hamdi Salihin, Kliton Bozgon, Myrto Uzunin dhe Sokol Kushtën.

* Në total janë 31 gola që mbajnë firmën e shqiptarëve në këtë kompeticion (jo vetëm në fazën finale). Disa prej lojtarëve të tjerë që kanë shënuar janë Muzaka, Gavazaj, Igli Tare, Bekim Balaj, Armando Sadiku, Klodian Duro, Marash Kumbulla, Astrit Ajdareviç dhe Besnik Hasi.

* Plot 23 futbollistë të ndryshëm kanë gjetur rrugën e rrjetës në Europa League.

* Tomas Strakosha dhe Taulant Xhaka janë lojtarët me më shumë ndeshje të luajtura në këtë Europa League. Të dy kanë 25 sfida, ndërsa Ansi Agolli është i treti me 22 sfida.

* Ndërkohë që në Europa League shqiptarët kanë shënuar 31 gola, në Champions janë 30 gola kuqezinj. I pari në listë është Agustin Kola me 3 të tillë, ndërsa Mingar, Kraja, Ballgjini, Hodja dhe Kazanxhi e ndjekin me 2.

* Interesant është fakti që kanë shënuar 24 futbollistë të ndryshëm në këtë kompeticion.

* Edhe këtu, Taulant Xhaka është rekordmeni i prezencave me 26 ndeshje të luajtura. Ai gjithashtu ka gjetur rrugën e rrjetës 1 herë. /oversport.tv

Foto: UEFA Europa League, Twitter