Nga i padëshiruar, në titullar: Marash Kumbulla “online” kundër Venezias

Koha e keqe midis Jose Mourinho dhe Marash Kumbulla duket se po lihet pas. Edhe pse ishte rikthyer në ekip pas pezullimit në sfidën e parë ndaj Bodo/Glimt, mbrojtësi shqiptar nuk ka gjetur hapësirat e duhura nga portugezi.

Megjithatë në sfidën e sotme kundër Venezias, Mourinho ka publikuar formacionin zyrtar ku shihesh edhe Marash Kumbulla. Kështu, Kumbulla ka gjetur ndeshjen e tij të parë si titullar me Romën në Serie A.

Ndërkohë, sfida ndaj Venezias do të luhet sot më 12:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Oversport 1.

Formacioni zyrtar

ROMA (3-5-2) Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Veretout, El Shaarawy, Pellegrini; Abraham, Shomurodov

VENEZIA (4-3-3) Romero; Mazzocchi, Caldara, Ceccaroni, Haps; Crnigoj, Ampadu, Busio; Kiyine, Forte, Okereke