Nga Jordan tek Ronaldo: kush janë 10 sportistët më të pasur në vitin 2021?

Kush janë 10 sportistët më të pasur të vitit 2021? Nëse keni menduar këtë pyetje, atëherë përgjigjen ua jep “Sportico”, që si çdo vit publikon listën e më të pasurve të botës së sportit.

Mes yjeve të futbollit dhe basketbollit, ish-legjendave të NBA dhe të garave me makina dhe shumë sporteve të tjera, këtë renditje speciale e kryeson Michael Jordan, që ka një pasuri prej 2.62 miliard dollarësh.

Menjëherë pas tij, ndonëse me gjysmë miliardi më pak, qëndron lojtari më i mirë i golfit në kohët moderne, Tiger Woods. Ndërsa podiumin e mbyll një tjetër lojtar golfi, një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave Arnold Palmer.

I pari nga futbollistët është Cristiano Ronaldo, me një pasuri prej 1.24 miliard dollarësh, ndërsa pas tij Mayweather, Lebron James dhe Leo Messi. Ai që mbyll këtë “Top 10” është tenisti Roger Federer.

Ja dhe lista me 10 sportistët më të pasur:

  1. Michael Jordan: $2.62 miliard
  2. Tiger Woods: $2.1 miliard
  3. Arnold Palmer: $1.5 miliard
  4. Jack Nicklaus: $1.38 miliard
  5. Cristiano Ronaldo: $1.24 miliard
  6. Floyd Mayweather Jr.: $1.2 miliard
  7. LeBron James: $1.17 miliard
  8. Lionel Messi: $1.14 miliard
  9. Michael Schumacher: $1.13 miliard
  10. Roger Federer: $1.12 miliard